Sport
Drita po bëhet gati për ndeshjen e madhe kundër Prishtinës
Demokracia
17:35 | 06 Shkurt 2021

Share:

Kampioni aktual i Kosovës, Drita e Gjilanit, i është rikthyer stërvitjeve ku po bëhet gati për ndeshjen ndaj Prishtinës, shkruan Demokracia.com.

Drita e Prishtina do të ndeshen të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet në kuadër të Kupës së Kosovës.

Drita, duket gati dhe humbja për Superkupë pikërisht ndaj Prishtinës nuk kanë ndikuar aspak në atmosferën e skuadrës gjilanase.

“Sot ekipi ka zhvilluar stërvitjen e parë pas kthimit nga Turqia. Pas dy ditë pushimi e nën rrezet e diellit, ekipi sot vazhdojë me përgatitje për ndeshjen e Kupës.

Trajneri Nuhiu në stërvitje kishte të gjithë lojtarët në dispozicion në përjashtim të dy ardhjeve të reja Priestley dhe Henry të cilët ekipit do t’i bashkohen ditën e hënë”, thuhet në njoftimin e FC Dritës. /Demokracia.com

Të ngjashme