Sport
Drita “peshkon” te Llapi, ia rrëmben trajnerin
Demokracia
19:05 | 21 Dhjetor 2021

Share:

Stafi i trajnerëve të FC Dritës do të përforcohet së shpejti.

Trajneri kondicional nga Shqipëria, Andi Kulli, i cili deri më tash ka punuar te Llapi, pritet që ta vazhdojë punën te skuadra e Dritës.

Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të “Zerit ” pranë klubit nga Anamorava.

Kulli e ka bërë një punë shumë të mirë te Llapi e cila vlerësohet maksimalisht nga stafi dhe futbollistët.

Si Drita ashtu edhe Llapi në këtë edicion synojnë titullin kampion dhe daljen në Evropë.

Drita në vjeshtë i ka tubuar 34 pikë dhe ndodhet në pozitën e dytë derisa Llapi ndodhet e katërta me 29 sosh.

Të ngjashme