Sport
Drita pa “frena” në merkato, zyrtarizon ish-futbollistin e Feronikelit
Demokracia
21:25 | 01 Qershor 2022

Share:

Drita e ka prezantuar edhe përforcimin e katërt në merkaton e verës.

Florjan Smakiqi, portieri 23-vjeçar është përforcimi i radhës i Dritës në afatin kalimtar të verës.

Smakiqi ka nënshkruar kontratë trivjeçare me “bardhekaltrit”, shkruan Demokracia.com.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit gjilanas në rrjetet sociale.

“Mirësevjen Florjan. Klubi ynë, FC Drita ka arritur marrëveshje me portierin e talentuar, Florjan Smakiqi. Florjani me ne ka nënshkruar kontratë tri vjeçare, duke u bërë pjesë e rrugëtimit tonë”, thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar të Dritës.

Smakiqi së fundmi ishte pjesë e Drenicës, ndërsa në të kaluarën mbrojti ngjyrat edhe të Feronikelit./Demokracia.com/

Të ngjashme