Sport
Drita nis edicionin në udhëtim te Trepça ’89, “Intelektualët” paralajmërojnë udhëtim të madh
Demokracia
15:21 | 10 Gusht 2022

Share:

Tifogrupi i Dritës “Intelektualët” kanë paralajmëruar udhëtim drejt Mitrovicës për ndeshjen me Trepçën ’89.

Drita e nis edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll në udhëtim ndaj “Minatorëve” në stadiumin “Riza Lushta”, shkruan Demokracia.com.

Tifozeria “bardhekaltër” ka ftuar gjithë anëtarët e saj për një udhëtim të madh drejt Mitrovicës.

Njoftimi i plotë nga “Intelektualët” (pa ndërhyrje):

On Tour

Të Shtunën marim rrugën drejtë Mitrovicës!

Këtë të Shtune, Drita e luan ndeshjen e rradhës, e cila është e para për kampionatin e ri. Fillimi i një tjetër kampionati, Intelektualët i gjen gati dhe të motivuar, pas një rrugëtimi impresionues në arenën evropiane.

Në këtë fundjavë i ftojmë të gjithë antarët tanë, djemtë e qytetit dhe çdo tifoz të Dritës, të na bashkangjitet për një tjetër udhëtim të paharrueshëm.

Mblidhemi te stadiumi i qytetit ‘Selami Osmani’, nga ku në ora 14:20 nisemi për në Mitrovicë!

Trepça 89′ – FC DRITA

Ora 17:00

Ku lun kjo DRITA./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024