Sport
Drita nesër në “Fadil Vokrri” ndeshet me Antwerp, mysafirët po llogaritën favoritë të mëdhenj
Demokracia
10:52 | 27 Korrik 2022

Share:

Pas suksesit të Ballkanit mbrëmë në “Fadil Vokrri” kur demoluan skuadrën e La Fiorita për t’u kualifikuar në rrethin e tretë në Conference League, tash është radha e Dritës për një performancë spektakolare, shkruan Demokracia.com.

Për dallim nga Ballkani, Drita ka një rival shumë më të vështirë. Janë belget e Antwerp një skuadër me emra të njohur të futbollit që po e synojnë kualifikimin, por nga ndeshja e parë e luajtur në Belgjikë u la përshtypja se Drita mund të bëjë befasi dhe ta eliminojë këtë ekip.

Gjithsesi, Kompanitë e basteve vazhdojë ta cilësojnë ekipin belg si favorit shumë të madh.

Fitorja e Antwerp ka kuotën 1.40, ajo e Dritës 7.00 ndërsa barazimi 4.00. Të kujtojmë takimi i parë u mbyll pa fitues me rezultat 0:0 dhe tashmë gjithçka ka mbetur e hapur për ndeshjen kthyese që luhet nesër nga ora 20:00 në “Fadil Vokrri”. /Demokracia.com

 

Të ngjashme