Sport
Drita mund të përballet me ekipin maqedonas, këta janë rivalët e mundshëm në Ligën e Konferencës
Demokracia
16:46 | 13 Qershor 2022

Share:

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka përcaktuar pesë kundërshtarët e mundshëm të Dritës në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Nënkampionia e Kosovës, Drita mund të përballet me skuadra nga Finlanda, Lituania, Estroni, Maqedonia e Veriut e Malta, shkruan Demokracia.com.

Kundërshtarë të mundshëm në short të Dritës janë FC Inter Turku (Finlanda), FC Panevezys (Lituania), FC Paide Linaameeskond (Estonia), FC Akademija Pandev (Maqedonia e Veriut) dhe FC Hamran Spartans (Malta).

Shorti për rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës do të hedhet nesër (e martë) me fillim nga ora 13:00./Demokracia.com/

Të ngjashme