Sport
Drita mëson kundërshtarin e radhës, nëse e “rrëzon” Antwerpin në Ligën e Konferencës
Demokracia
14:34 | 18 Korrik 2022

Share:

Është bërë hedhja e shortit për rrethin e tretë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës.

Pas Ballkanit, edhe Drita ka mësuar kundërshtarin e mundshëm që mund të përballet në rrethin e tretë, nëse e eliminon ekipin belg, Royal Antwerp, shkruan Demokracia.com.

“Bardhekaltrit” e drejtuar nga trajneri Ardian Nuhiu nëse kalojnë në rrethin e tretë kanë punë me fituesin e takimit, Seinajoki-Lellestrom.

Seinajoki është skuadër nga Finlanda, kurse Lellestrom është ekip që bën gara në futbollin norvegjez./Demokracia.com/

Ballkani mëson kundërshtarin e radhës në Ligën e Konferencës, nëse e eliminon La Fioritas

Të ngjashme