Sport
Drita me të ardhme të sigurt: Tre talentë të saj ftohen në ekipin Kombëtar
Demokracia
11:26 | 27 Gusht 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës U19 në futboll do të mbajë kampin nacional në Hajvali nga 31 gushti deri më 1 shtator.

Në kampin dy ditor do të grumbullohen futbollistët e kombëtares për fazën përgatitore në “Qualifying Round”  të Kampionatit Evropian U-19. Në mesin e futbollistëve të përzgjedhur janë edhe tre juniorët e klubit FC DRITA, Olti Ismajli, Yll Ibrahimi dhe Shaban Shabani.

Olti Ismajli është portier i Dritës, ndërsa së fundmi është grumbulluar edhe me ekipin e parë nga trajneri Ardian Nuhiu, si portier i tretë. Yll Ibrahimi mbrojtës i majtë, poashtu i aktivizuar te DRITA në ekipin e parë.

Futbollisti, Shaban Shabani luan si sulmues i krahut të djathtë me juniorët e Dritës. “Tre futbollistët vijnë nga Akademia e klubit DRITA dhe janë formuar ndër vite në shkollën e futbollit DRITA në të gjitha grupmoshat e klubit tonë.

FC DRITA i dëshiron suksese futbollistëve tanë të rinj dhe kombëtares sonë, Kosova U19”, thuhet në njoftimin e Dritës. /Demokracia.com

Të ngjashme