Skuadra e Dritës ndodhet në Antalia të Turqisë për të kryer fazën përgatitore në prag të fillimit të stinorit pranveror në elitën e futbollit kosovar.
Nënkampionia në fuqi në vazhdën e përgatitjeve ka aranzhuar edhe disa ndeshje kontrolluese, shkruan Demokracia.com.
Njëra nga to luhet sot në qytetin bregdetar turk, ndërsa sfidohet nga Kombëtarja U23 e Irakut.
Kjo përballje do të nis nga ora 15:00, sipas orës lokale në Kosovë.
Sfidën e fundit miqësore, “bardhekaltrit” barazuan 1:1 me ekipin ukrainas, Chornomorets Odessa. /Demokracia.com/