Sport
Drita mbyll fazën përgatitore në Turqi, rikthehet sonte në Kosovë
Demokracia
16:11 | 03 Shkurt 2021

Share:

Kampioni i Kosovës në futboll FC Drita, i ka dhënë fund përgatitjeve në Antalia të Turqisë, atje ku është duke qëndruar nga 19 janari, shkruan Demokracia.com.

Drita, të cilën e pret një stinor shumë i fortë si në luftë për ta mbrojtur titullin e  kampionit ashtu edhe në garën e Kupës, ka stërvitur plot 15 ditë në Turqi, ku edhe ka zhvilluar disa ndeshje miqësore, përfshirë edhe takimin e Superkupës ndaj Prishtinës.

Sipas zyrtarëve të Dritës, përgatitjet kanë shkuar sipas planit dhe skuadra duket gati për edicionin pranveror.

“Sot ka qenë dita e fundit e fazës përgatitore në Antalia të Turqisë. Ekipi ka qëndruar për 15 ditë dhe ka zhvilluar gjithsej pesë ndeshje kontrolluese.

Gjithçka ka shkuar mirë dhe ashtu siç është planifikuar. Na gëzon fakti që gjatë kësaj faze nuk kemi pasur ndonjë lëndim dhe kjo ka qenë shumë e rëndësishme”, thuhet në njoftimin e FC Dritës, transmeton Demokracia.com.

Të kujtojmë se me 9 shkurt, Drita  do ta ketë ndeshjen e parë për këtë vit ku përballët me Prishtinën në kuadër të Kupës së Kosovës, sfidë kjo që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet. /Demokracia.com

Të ngjashme