Sport
Drita – Llapi dhe Prishtina – Ballkani, kryendeshjet e javës së ardhshme në Superligën e Kosovës
Demokracia
16:01 | 26 Shkurt 2023

Share:

 Në xhiron e radhës në Superligën e Kosovës në futboll, atë të 23-tën, do të ketë përballje tejet interesante.

Vëmendja kryesore do të jetë në dy ndeshje që zhvillohen në Gjilan dhe sipas të gjitha gjasave në Lipjan, shkruan Demokracia.com.

Drita pas disfatës në Ferizaj (2:1), e mirëpret në shtëpi Llapin. Ndërsa, Prishtina që ndeshjet si vendas po i luan në Lipjan, do të ketë punë me Ballkanin.

Në takimet tjera, Gjilani viziton Klinën për t’u ndeshur me Dukagjinin. 89-shi kërkon këndelljen në Mitrovicë kundër Malishevës, e Drenica luan në shtëpi kundër Ferizajt.

Orari se kur do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 23-të ende nuk është publikuar në uebfaqen e Federatës së Futbollit të Kosovës.

ÇIFTET E PLOTA:

Drita – Llapi

Drenica – Ferizaj

Trepça ’89 – Malisheva

Prishtina – Ballkani

Dukagjini – Gjilani./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 08 Maj 2024