Sport
Drita – Llapi dhe Prishtina – Ballkani kryendeshjet e javës së ardhshme në Superligë
Demokracia
15:53 | 13 Shkurt 2022

Share:

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë me duelet e javës së 20-të në fundjavën tjetër.

Xhiroja e radhës në elitë do të sjellë dy derbi të zjarrtë që pritet të sjellin spektakël, raporton Demokracia.com.

Drita – Llapi dhe Prishtina – Ballkani padyshim se kanë vëmendjen më të madhe.

Në takimet tjera, Gjilani viziton Drenasin për t’u përballur me Feronikelin, Dukagjini luan në shtëpi me Drenicën e Ulpiana e mirëpret Malishevën e motivuar.

Çiftet e xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll:

Drita – Llapi

Ulpiana – Malisheva

Prishtina – Ballkani

Dukagjini – Drenica

Feronikeli – Gjilani. /Demokracia.com/

Të ngjashme