Me fitoren 5:1 të Gjilanit në shtëpi kundër Besës ka përfunduar edhe java e 27-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjilani me këtë fitore të sotme ‘blindon’ vendin e katërt në tabelë me 40 pikë, derisa Besa është e fundit me vetëm dhjetë pikë.
Drita pas fitores kundër Arbërisë (1:3) dhe humbjes së Ballkanit nga Prishtina (0:1) kryeson e vetme me 58 pikë, tri më shumë se ‘portokallezinjtë’ dhe katër më shumë se Prishtina.
Drenica ka dalë nga vendi i parafundit pas fitores kundër Trepçës ’89, derisa Arbëria ka zbritur në vendin e nëntë. /Demokracia.com
KJO ËSHTË TABELA E SUPERLIGËS PAS JAVËS SË 27-TË: