Sport
Drita kryen stërvitjen e radhës para ndeshjes me Drenicën
Demokracia
21:02 | 17 Shtator 2021

Share:

Djelmoshat e Ardian Nuhiut, janë parë tejet të disponuar në stërvitjen e sotme për ndeshjen e së dielës ndaj Drenicës që e zhvillojnë në kuadër të javës së pestë, shkruan Demokracia.com.

Drenica e Drita, ndeshen të dielën në stadiumi “Bajram Aliu” në Skenderaj nga ora 16:00 dhe ky takim ka zgjuar kureshtje të madhe.

Drenica është lidere e tabelës, ku në katër ndeshje ka tri fitore dhe një barazim, derisa Drita ka dy fitore dhe dy barazime në katër ndeshje të zhvilluara dhe kjo e bënë ballafaqimin tejet joshëse.

Gjilanasit sot kanë kryer stërvitjen e fundit para kësaj sfide tejet të rëndësishme dhe atmosfera në kampin e skuadrës është parë shumë e mirë. /Demokracia.com

Të ngjashme