Sport
Drita konfirmon largimin e Kastriot Selmanit, sulmuesi anësorë pritet të vazhdojë karrierën në Shqipëri
Demokracia
13:00 | 27 Maj 2025

Share:

Kastriot Selmani nuk është më pjesë e Dritës dhe është larguar nga bardhekaltërtit pas tre viteve qëndrim.

Sulmuesi llapjan e ka përfunduar aventurën te skuadra bardhekaltër në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar titullin e kampionit.

Drita e ka falënderuar Selmanin për kontributin e dhënë, derisa i ka uruar më të mirën në rrugëtimin e ardhshëm.

Telegrafi mëson se Selmani karrierën do ta vazhdoj në Shqipëri, ku ka nënshkruar me kampionin e ri të Shqipërisë, Egnatian.

Njoftimi i plotë nga Drita FC:

Kastriot Selmani pas tre vitesh përfundon rrugëtimin me ne.

Pas përfundimit të kontratës Kacit i është dhënë lamtumira në ndeshjen e fundit me Feronikeli ’74 nga bashkëlojtarët dhe tifozët.

Suksese në vazhdim Kaci dhe paq fat.

Të ngjashme