Sport
Drita shpërblen me mirënjohje stafin mjekësor që i shpëtuan jetën tifozit në Suharekë
Demokracia
15:13 | 29 Prill 2022

Share:

Stafi mjekësor i Dritës dhe ai i Ballkanit janë cilësuar si “heronj” pas intervenimit duke i shpëtuar jetën tifozit që ra pa ndjenja në tribuna në derbin Ballkani – Drita.

Drita një ditë pas ndeshjes i ka shpërblyer me mirënjohje dy anëtarët e stafti mjekësor, Bujar Fazliun dhe Leotrim Kërçelin, shkruan Demokracia.com.

“Mirënjohje për intervenimin jetik. Klubi ynë, FC Drita në shenjë falënderimi ka ndarë mirënjohje për doktorin e skuadrës, Dr Bujar Fazliu. Stafi ynë mjekësor, Dr Fazliu i asistuar nga fizioterapeuti i klubit, Leotrim Kërçeli dhe kolegët nga FC Ballkani ishin heronjtë e ditës, duke shpëtuar jetën e qytetarit që pësoi arrest kardiak”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.


Derbi i zhvilluar të enjten mes Ballkanit dhe Dritës u ndërpre për disa minuta gjatë pjesës së dytë.

U raportua se një tifoz ka pasur probleme shëndetësore në tribuna dhe ka humbur vetëdijen.

Ekipet mjekësore të dy skuadrave kanë intervenuar për t’i dhënë ndihmën mjekësore tifozit, i cili i shpëtoi më të keqes.

Në fund, Ballkani triumfoi 3:2 kundër Dritës duke iu afruar në vetëm një pikë titullit të parë në histori të klubit./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024