Sport
Drita gati për historinë, Nuhiu: Jemi një ekip që luftojmë bashkë, përmirësohemi dhe rritemi të gjithë bashkë
Demokracia
10:39 | 28 Korrik 2021

Share:

Nënkampioni i Kosovës, Drita tashmë ka zbritur në tokën holandeze aty ku nesër nga ora 20:00, ballafaqohet me Feyenoordin në kuadër të rrethit të dytë në Conference League.

Takimi i parë i zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë u mbyll me rezultat të barabartë 0:0, duke bërë që enigma të zgjidhet tek në takimin e nesërm, shkruan Demokracia.com.

Edhe pse Feyenoord është favorite e madhe, Drita me përformancën e treguar në ndeshjen e parë dëshmoi se ka potencial të ballafaqohet edhe me skuadra të mëdha.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu në një bisedë për Demokracia.com ka treguar pritshmëritë e Dritës në Holandë.

“Skuadra ime dëshmoi në ndeshjen e parë se ne jemi një, ne jemi një ekip që luftojmë të gjithë bashkë, përmirësohemi dhe rritemi të gjithë bashkë. Futbollistët janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka me atë që kanë për atë së çfarë duan të arrijnë”, vlerësoi tekniku i gjilanasve i cili e pranon se do ta kenë shumë të vështirë, por assesi nuk dorëzohen.

“Jemi të vetëdijshëm se na pret një përballje shumë e fortë. Kundërshtarin tani e njohim edhe nga afër, e cila ka futbollistë shumë cilësorë dhe një trajner me ide të qarta. Në futboll gjithçka është e mundur në futboll. Djemtë do të japin zemrën në fushë, forca e tyre nuk duhet të na tremb por vetëm duhet të na motivojë, ne do të provojmë. Duhet shumë punë, njëashtu disiplinë por dhe fati sportiv në anën tonë”, ka përfunduar Ardian Nuhiu. /Demokracia.com

 

Të ngjashme