Lideri i tabelës, Drita e Gjilanit ka mbajtur konferencë për media një ditë para ndeshjes së dytë në Superligën e Kosovës në futboll të cilën e zhvillon kundër Llapit në Gjilan.
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu foli për duelin e vështirë ndaj Llapit, ku theksoi se e ka analizuar kundërshtarin dhe se do të mundohen t’i shfrytëzojnë hapësirat.
“Nesër do të kemi një përballje shumë të vështirë, një kundërshtar siç është Llapi, skuadër që ka ruajtur grupin dhe ka sjellë lojtarë shumë cilësor. Kemi ndjekur dy-tre takimet e fundit qe ka zhvilluar, bëhet fjalë për një ekip teknike dhe agresive që bën presion të lartë”
“Nuk diskutohet, kemi analizuar në detajet më të vogla për të mbyllur pikat e tyre të forta dhe normalisht do të mundohemi t’i shfrytëzojmë hapësirat që do i lë kundërshtari”, tha Nuhiu.
Ndeshja Drita – Llapi luhet nesër nga ora 17:00. /Demokracia.com