Drita ka udhëtuar mbrëmjen e të martës për në Belgjikë, atje ku do të zhvillojë përballjen e parë me Royal Antwerpin.
Tek sonte në mbrëmje, skuadra nga Gjilani ka kryer seancën e fundit stërvitore, një ditë para duelit me ekipin belg, shkruan Demokracia.com.
“Bardhekaltrit” stërvitjen e fundit e kanë zhvilluar në stadiumin “Bosuilstadion”, arenë kjo ku edhe luhet sfida.
Antwerpi dhe Drita ballafaqohen në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës të enjten nga ora 19:00.
Ndeshja e kthimit luhet një javë më vonë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Demokracia.com/