Kanë përfunduar dy përballjet e fundit të javës së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita e ka fituar kryendeshjen e kësaj xhiroje ndaj Llapit me rezultat 2:4 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, raporton Demokracia.com.
Ishte minuta e dytë kur Januzi zhbllokoi rezultatin, derisa Drita barazoi vetëm pas dy minutave lojë.
Gjilanasit përmbysën rezultatin në minutën e 30-të kur shënoi Alidema. Dy minuta më vonë u kundërpërgjigjën llapjanët që barazuan me Edon Sadriun.
“Intelektualët” e rikthyen avantazhin në minutën e 69-të, ndërsa Prisley e shënoi golin e fundit në këtë përballje.
Në takimin tjetër të zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Prishtina e ka mposhtur Drenicën.
“Bardhekaltrit” kryeqytetas fituan falë golit të vetëm të realizuar nga Leotrim Kryeziu në minutën e 73-të.
Me këtë fitore Prishtina e vazhdon luftën e saj për titull të kampionit, njëjtë sikur Drita e Ballkani. /Demokracia.com