Sport
Drita – Feyenoord: Intelektualët udhëtojnë me gjashtë autobusa drejt Prishtinës
Demokracia
22:40 | 21 Korrik 2021

Share:

Klubi Futbollit Drita nesër ndeshet me gjigantin holandez, Feyenoordin, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Drita dhe Feyenoordi takohen nga ora 21:00 në kuadër të fazës së dytë të kualifikimeve për Ligën e Konferencës.

“Intelektualët”, tifogrupi i skuadrës së Dritës, ka ardhur me një njoftim para kësaj ndeshje.

Ky tifogrup ka njoftuar që do të udhëtojnë me gjashtë autobusë në drejtim të Prishtinës. /Demokracia.com

Të ngjashme