Sport
Drita e prezanton “aksidentalisht” transferimin e ri në Ohër?
Demokracia
11:01 | 20 Qershor 2022

Share:

Drita është ndër skuadrat më aktive në merkaton e verës duke e përforcuar ekipin më disa emra të njohur në futbollin e Kosovës.

Skuadra nga Gjilani është raportuar prej ditësh se është në bisedime me qendërmbrojtësin e huaj, Erhun Obanor.

Por, duket se Drita ka kryer punë shpejt me Obanorin.

Futbollisti nga Nigeria duket se tanimë i është bashkuar Dritës në Ohër, qytetin maqedonas ku ekipi i Ardian Nuhiut është zhvendosur për të vazhduar përgatitjet para ndeshjeve të Evropës.

Në pamjet e para të publikuara nga “bardhekaltrit” ndonëse në fytyrë nuk shihet, Obanorin dhe Dritën i kanë “tradhtuar” flokët e futbollistit.

Kontrata mes Dritës dhe Obanorit ende nuk është nënshkruar, por sipas të gjitha gjasave ajo do të firmoset posa ekipi të rikthehet në Gjilan.

Ebanor së fundmi ka luajtur tek PAEEK në Superligën e Qipros.

Në mediat shqiptare është raportuar se në garë për futbollistin ka qenë edhe Partizani i Tiranës./Demokracia.com/

Të ngjashme