Sport
Drita e konsideron si të suksesshme eksperiencën në Evropë, i vazhdon përgatitjet për edicionin e ri
Demokracia
08:52 | 03 Gusht 2022

Share:

Drita u eliminua së fundmi nga garat evropiane përkundër faktit se la mbresa të mira në Conference League.

Gjilanasit konsiderojnë se në Evropë bënë paraqitje dinjitoze dhe të suksesshme.

Prandaj, ata po i vazhdojnë përgatitjet për edicionin e ri të Superligës, ku synojnë të jenë po ashtu të suksesshëm, në mënyrë që edhe sezonin e ardhshëm të dalin në Evropë dhe të bëjnë paraqitje bravuroze, shkruan “Gazeta Express”.

Në stërvitjen e fundit të ekipit, të pranishëm ishin edhe udhëheqësit e klubit me ç’rast drejtori sportiv, Valon Zymberi i përgëzoi futbollistët për paraqitjet në arenën ndërkombëtare, duke uruar dhe kërkuar angazhim edhe në edicionin e ri.

Të ngjashme