Sport
Drita e kompleton stafin teknik, zyrtarizon trajnerin nga Shqipëria
Demokracia
14:27 | 23 Janar 2022

Share:

Drita e Gjilanit e ka plotësuar stafin teknik me trajnerin e njohur atletik, Andi Kulla, i cili së fundi ishte pjesë e Llapit.

Andi ka një eksperienë të gjatë në superioren shqiptare ku më parë ka punuar me klubet si: Partizani, Kukësi, Laçi dhe së fundmi Llapi në Superligë.

Njoftimi i plotë nga Drita:

“Andi Kulli pjesë e stafit tonë

Klubi jonë FC DRITA ka plotësuar stafin teknik me trainerin e njohur atletik Andi Kulli.

Andi sot ka firmosur kontratën dhe do të jetë një ndihmesë e madhe për shtabin teknik të drejtuar nga Ardian Nuhiu.

Andi ka një eksperienë të gjatë në superioren shqiptare ku më parë ka punuar me klubet si: Partizani, Kukësi, Laçi dhe së fundmi ishte pjesë në superligën e kosovës tek ekipi i KF Llapi.

Klubi jonë i dëshironë mirëseardhje Andit në familjen bardhë e kaltër!

Mirë se vjen Andi

FC DRITA“. /Demokracia.com/

Të ngjashme