Kampioni aktual i Kosovës, Drita ka shënuar fitore në testin e fundit në Antalia të Turqisë, ku e ballafaqua me skuadrën nga Ukraina, FC Minaj, shkruan “Demokracia.com”.
Drita triumfoi me rezultat 1:0 me golin e shënuar nga Kastriot Rexha në minutën 66-të.
Sipas zyrtarëve të Dritës, ndeshja ka qenë shumë e luftuar dhe të dyja skuadrat kanë treguar një lojë tejet të fortë fizike.
Të kujtojmë se kjo ishte ndeshja e fundit kontrolluese e Dritës në Turqi, atje ku është duke e zhvilluar tash e 12 ditë fazën përgatitore
Gjilanasit testin e parë serioz për këtë vit do ta ketë javën që vjen ku në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndeshen me Prishtinën në kuadër të Kupës së Kosovës. /Demokracia.com