Sport
Drita do fitore ndaj Ferizajt, formacionet zyrtare
Demokracia
14:50 | 29 Prill 2023

Share:

Drita dhe Ferizaj kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Intelektualët janë nikoqir të Ujqve në takimin që pritet të zhvillohet në “Stadiumin me bari artificial” në Gjilan, me fillim nga ora 15:00.

Ekipi gjilanas vjen nga një formë e përzier, por synon tri pikët e para me trajnerin e ri grek Akis Vavalis, pasi do rikthente pozitën e parë së paku përkohësisht.

Në anën tjetër, mysafirët e Andrej Panadic kanë pësuar dy humbje radhazi dhe duan t’i kthehen rezultateve pozitive për të shmangur zonën e rënies nga kategoria.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

DritaSmakiqi; B.Krasniqi, Limani, Vitija, Blakqori; Broja, Jashari; Selmani, Baftiu, Ajzeraj; Simonovski; 

FerizajRexhepi; Gligorov, Halili, Bardhi, Shabani, Qerkini; Ramusa, Islami, Krasniqi; Sadriu, Haxhimusa;  

Të ngjashme