Sport
Drita dhe Prishtina luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare
Demokracia
14:17 | 22 Prill 2023

Share:

Drita pret Prishtinën në kuadër të xhiros së 30-të në Albi Mall Superligën e futbollit kosovar.

Dy skuadrat sa herë janë përballur kanë dhuruar spektakël dhe kjo ndeshje konsiderohet si klasikja e futbollit kosovar.

Drita në këtë takim futet pa trajner pas largimit të Arsim Thaqit dhe kërkon vetëm fitoren për tu rikthyer në pozitën e parë, pozitë të cilën e humbën xhiron e kaluar pas barazimit me Dukagjinin në Klinë.

Ndërkohë Prishtina po kalon formë të mirë dhe synon që të marrë pikë në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Drita dhe Prishtina këtë edicion janë përballur tre herë ku të dyja skuadrat kanë nga një fitore dhe një ndeshje është mbyllur baras.

Formacionet zyrtare:

Drita:

Prishtina: Kolaj, Bytyqi, Useini, Pllana, Mici, Pefqeli, Gashi, Prapashtica, Kryeziu, Krasniqi, Blesa

Të ngjashme