Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 08.06.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjes finale të Kupës së Kosovës, ndeshjes së barazhit për edicionin 2021-2022.
Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive u mor vendim për dënimin me gjobë prej nga 1000 euro të skuadrave finaliste të Kupës së Kosovës, Drita dhe Llapi.
Kjo për arsye të hudhjes së mjeteve piroteknike në fushë nga ana e të dy tifozërive, “Intelektualët” dhe “Legjendat”.
Gjithashtu, klubet detyrohen të paguajnë 50 për qind të dëmit të shkaktuar nga hudhja e mjeteve piroteknike.
Vendimet e plota:
FC” Drita“. Para fillimit të ndeshjes tifozët e FC ”Drita”, hudhin fishekzjarre , mjete piroteknike tymuese në fushë, në pjesën e barit sintetik dhe në shtegun e atletikës, duke e dëmtuar në disa vende (digjen nga zjarri i fishekzjarreve). Në min 5,6, 9, 10, hudhen mjete piroteknike plasëse në shtegun e atletikës dhe pjesën e barit sintetik si dhe hudhin fishekzjarre në fushë duke e dëmtuar fushën, pjesën e barit sintetik, shtegun e atletikës në disa vende dhe njekohësisht rrezikojnë shëndetin e futbollistëve në fushë. Në minuten 72, tifozët e FC ”Drita” ofendojnë në kor gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të personave zyrtar dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1000 euro si dhe obligohet FC “ Drita “ ,ta paguaj 50% të demit të shkaktuar në stadiumin “ Fadil Vokrri “. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët I iplotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
FC “Llapi”. Tifozët e FC ”Llapi” hudhin fishekzjarre në shtegun e atletikës në barin artificail si dhe në fushë duke shkaktuar dëme të duksheme ( disa pjesë digjen nga zjari i fishekzjarreve). Në min 17-të , tifozët e FC ”Llapi” hudhin fishekzjarre, mjete piroteknike plasëse me ç’rast dëmtohet fusha, shtegu e atletikës, në disa pjesë bari sintetik si dhe dy lleda te reklamave, gjyqtari kryesor ndërpreu ndeshjen per 2 min. Në min 47-të tifozët e FC ”Llapi” hudhin mjete piroteknike plasëse dhe fishekzjarre në fushë me ç’rast në disa pjesë dëmtohet fusha. Pas perfundimit të ndeshjes tifozët e FC ”Lapi” kalojnë rretojat e tribunave hynë deri afër fushës dhe dëmtojnë (thyejnë) mbajtset e lledave 20 metra të gjatë. Sipas raportit të personave zyrtar dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1000 euro si dhe obligohet. FC “ LLapi “ ,ta paguaj 50% të demit të shkaktuar në stadiumin “ Fadil Vokrri “. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët I iplotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).