Sport
Drita dhe Ballkani nisin shkëputjen, kjo është renditja tabelore e Superligës pas javës së nëntë
Demokracia
15:30 | 02 Tetor 2022

Share:

Me ndeshjen e zhvilluar sot në Suharekë mes Ballkanit dhe Gjilanit e cila u mbyll 1:0 për vendasit, është mbyllur java e nëntë kampionale në Superligën e Kosovës, pa llogaritur ndeshjen mes Prishtinës dhe Trepçës ’89 e cila u shtye e që i takoi kësaj xhiroje.

Drita është lidere me 21 pikë, dy më shumë së Ballkani që ka dy ndeshje më pak të luajtura raporton Demokracia.com.

Gjilani zë vendin e tretë me 14 pikë. Prishtina ka 12 pikë me një lojë më pak.

Drenica renditet në pozitën e pestë me 11 pikë. 89-shi dhe Llapi ndajnë pizitën e gjashtë me nga nëntë pikë. Tetë pikë ka Malisheva në vendin e tetë.

Ferizaj dhe Dukagjini renditen në pozitat 9-të dhe 10-të me nga shtatë, respektivisht pesë pikë.

TABELA:

Të ngjashme