Sport
Drita del me njoftim rreth biletave në Prishtinë për ndeshjen kundër Antwerp
Demokracia
11:37 | 28 Korrik 2022

Share:

Drita ka njoftuar se biletat për ndeshjen kundër Antwerp do të shiten edhe sot në Prishtinë.

Ndeshja e kthimit mes Dritës dhe Antwerp do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, shkruan Demokracia.com.

Raportohet se mijëra bileta për këtë sfidë janë shitur në Gjilan, ndërsa shumë nga to do të shiten edhe në Prishtinë.

Drita ka bërë të ditur se biletat në kryeqytet do të dalin në shitje nga ora 12:00 në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri”.

“Njoftim rreth biletave. Ju njoftojmë që sot nga ora 12:30 do të vazhdojë shitja e biletave në Prishtinë te stadiumi “Fadil Vokrri”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.

Fituesi i këtij takimi luan në fazën e tretë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës me fituesin e takimit Lillestrom (Nor) – SJK (Fin)./Demokracia.com/

Të ngjashme