Sport
Drita bën hap të madh prapa për titull, pëson humbje nga Drenica
Demokracia
15:05 | 06 Mars 2022

Share:

Drenica e ka shkaktuar befasinë e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, duke e mposhtur Dritën, njërën nga pretendetët për titull të kampionit.

“Kuqezinjtë” nga Skenderaj triumfuan 2:1 kundër nënkampiones në fuqi në stadiumin “Bajram Aliu”, raporton Demokracia.com.

Qysh në minutën e shtatë të takimit, Fatlum Gashi i dha epërsinë vendasve me një gol të bukur nga distanca.

Kreshnik Uka realizoi edhe një herë tjetër në pjesën e parë në minutën e parë shtesë.

Dritës i “doli gjumi” në start të pjesës së dytë kur sulmuesi maqedonas, Simonovski shënoi golin që në fund doli të ishte i vetmi i “bardhekaltërve” në këtë duel.

Drita me këtë humbje mbetet në vendin e tretë me 41 pikë, ndrsa Drenica ka dhjetë më pak në vendin e pestë./Demokracia.com/

Të ngjashme