Sport
Drita – Ballkani, Llapi – Malisheva, mbyllen pjesën e para me këto rezultate
Demokracia
13:50 | 26 Shkurt 2022

Share:

Një ndeshje shumë e fortë po zhvillohet në Gjilan aty ku po ndeshën Drita e Ballkani në kuadër të javës së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com

Pas 45 minutave të pjesës së parë, ku u zhvillua një lojë shumë e fortë, portat mbetën të paprekura për të shkuar kështu në pushim me rezultat 0:0.

Për dallim nga kjo ndeshje në Podujevë aty ku po luajë Llapi e Malisheva, tashmë janë shënuar dy gola.

Është Llapi duke udhëheq me rezultat 2:0 me gola të shënuar nga Valmir Veliu. /Demokracia.com

Të ngjashme