Sport
Drita arrin fitoren e dytë në Antalia, e mund ekipin ukrainas me supergolin e Selmanit
Demokracia
16:05 | 30 Janar 2023

Share:

Drita e ka shënuar edhe fitoren e dytë në ndeshjen e dytë miqësore në Antalia të Turqisë, atje ku po qëndron për fazën përgatitore para stinorit pranveror.

Tre herë kampionët e Kosovës e kanë mposhtur 1:0 të hënën (sot) ekipin ukrainas, Kryvbas Kryvyi Rih, shkruan Demokracia.com.

Realizatori i golit të parë ishte anësori Kastriot Selmani i cili shënoi eurogol në minutën e shtatë.

Pak ditë më parë, Drita e kaloi edhe “testin” e parë kontrollues duke triumfuar me po të njëjtin rezultat ndaj Tatran Liptovsky të Sllovakisë.

Drita e nis stinorin pranveror në Superligën e Kosovës nga pozita e parë me 38 pikë, aq sa ka edhe Ballkani./Demokracia.com/

Të ngjashme