Tri herë kampioni i Kosovës në futboll Drita e Gjilanit do të luajë një ndeshje miqësore.
Kundërshtar i tyre do të jetë, Trepça 89, që garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Ky duel do të zhvillohet të dielën nga ora 16. Ndërsa, luhet në fushën me bari sintetik në Gjilan.
Kujtojmë, Drita këtë vit kërkon titullin kampion, kurse 89-shi, inkuadrimin në Superligë.