Sport
Drita 4:1 Gjilani, shikoni pesë golat dhe rastet e derbit të Anamoravës
Demokracia
18:16 | 14 Shtator 2022

Share:

Drita e ka fituar derbin numër 41 të Anamoravës kundër Gjilanit me rezultat të thellë 4:1.

Më meritori në këtë fitore të Dritës ishte sulmuesi maqedonas, Marko Simonovski që shënoi “het-trik”, raporton Demokracia.com.

Blend Baftiu hapi serinë e golave në minutën e 37-të me një gol të bukur nga afërsia.

Marko Simonovski dyfishoi shifrat në minutën e 44-të, kurse në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë Simonovski realizoi edhe një herë tjetër.

“Het-trikun” maqedonasi e kompletoi në minutën e 68-të të përballjes.

Golin e vetëm për Gjilanin e realizoi Baton Zabergja 11 minuta para fundit të kohës së rregullt.

GOLAT DHE RASTET:

Të ngjashme