ShowBiz
Drenusha thotë se është pishman që nuk u nda me kohë me Atilla Kardesh
Demokracia
23:07 | 09 Janar 2025

Share:

Drenusha Latifi sërish ka zgjedhur të thotë të vërtetën në lojën ‘truth or dare’ që është duke u luajtur nga banorët nën organizimin e qendrës tregtare.

Ajo u pyet nga Gresa Gashi se për çfarë është pishman në jetë teksa befasoi me përgjigje.

Konkurrentja theksoi se është penduar që nuk u nda me kohë me ish-partnerin e saj, në këtë rast me Atilla Kardesh.

“Pishman jam që nuk i kam ndarë disa gjëra me kohë, më saktësisht që nuk jam ndarë me kohë me ish-partnerin tim”, u shpreh ajo shkurt.

Atilla dhe Drenusha vlen të ceket se kanë bashkë dy fëmijë: një vajzë dhe një djalë.

I njëjti ka qenë pjesë e këtij formati për një kohë shumë të shkurtër, ndonëse vazhdon të jetë prezent në media.

Ajo në vitin e kaluar e akuzoi atë për dhunë në familje, gjë e cila bëri bujë të madhe në vend.

Të ngjashme