Lajme
Drenicasit nuk e harrojnë ish-presidentin Thaçi, kështu ia festuan ditëlindjen në Skenderaj
Demokracia
17:49 | 24 Prill 2022

Share:

Bashkëvendësit e ish-presidentit Hashim Thaçi ia festuan ditëlindjen e 54-të në një mënyrë të veçantë.

Për ditëlindjen e 54-të të ish-presidentit Hashim Thaçi, bashkëvendësit e tij ia festuan ditëlindjen në një mënyrë shumë të veçantë në qendër të qytetit të Skenderajt, shkruan Demokracia.com.

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi në të cilën ka treguar se së bashku me disa qytetarë e me rininë e Partisë Demokratike të Kosovës në sheshin kryesor të këtij qyteti ia kanë festuar ditëlindjen.

I pranishëm aty ishte edhe djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti.

Postimi i plotë i Lushtakut, pa ndërhyrje:

Në shenjë simbolike si formë e mbështetjes ndaj Presidentit Hashim Thaçi, sot në ditëlindjen e tij të 54-të, bashkë me Rininë Demokratike në Skenderaj dhe me qytetarë të shumtë, premë një tortë me fotografinë e Presidentit, e cila përqon mesazhin që qytetarët nuk e harrojnë asnjëherë kontributin e tij të jashtëzakonshëm për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.

Urime të përzemërta mik! . /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024