Sport
Drenica vazhdon me përforcime, angazhon ish futbollistin e Skënderbeut
Demokracia
13:22 | 18 Janar 2021

Share:

Skuadra kuqezi nga Skenderaj, Drenica nuk e ka ndërmend të ndalet së përforcuari.

Drenica e udhëhequr nga trajneri Bledar Devolli ka angazhuar një tjetër futbollistë që vjen nga kampionati shqiptar.

Pasi mori Donald Rapon nga Laçi, Behar Ramadanin nga Vllaznia dhe Dionis Çikanin nga Partizani, tashmë skuadra dardane ka vënën nën urdhrat e veta edhe mbrojtësin e  majtë, Klevis Shaqe, i cili në pjesën e parë të këtij sezoni ishte titullar te Turbina në Kategorinë e Parë.

Vetë klubi nga Cërriku ka bërë me dije arritjen e marrëveshjes për Shaqen, i cili është formuar si lojtar te Skënderbeu dhe më pas ka qenë pjesë e Tomorit, Pogradecit dhe Besës së Kavajës.

Të ngjashme