Skuadra e Drenicës ka marrë një lajm të mirë nga Komisoni për Licencimin e fushave i FFK-së dhe ndeshjen e radhës në Albi Mall Superliga do ta zhvilloi në stadiumin e vetë në “Bajram Aliu”, shkruan Demokracia.com.
Ndeshjen e parë Drenica ishte e detyruar ta luaj jashtë fushës së vet për shkak të disa punimeve që kishte në stadium. Ajo përballjen me Llapin e luajti në Klinë ku pësoi humbje me rezultat 1:0.
Burime të portalit Demokracia.co të afërta me klubin nga Skenderaj mësojnë se ndeshja Drenica – Gjilani që luhet të mërkurën nga ora 17:00 do të zhvillohet në Bajram Aliu pasi tash fusha është në gjendje optimale për zhvillimin e ndeshjeve. /Demokracia.com