Java e tetë në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon sot edhe me dy ndeshje të tjera.
Prishtina do të udhëtoj në Skenderaj për t’u ndeshur me Drenicën në stadiumin “Bajram Aliu”, shkruan Demokracia.com.
Kryeqytetasit synojnë fitore të re, sikurse Drenica që vjen e motivuar pas triumfit në Klinë ndaj Dukagjinit.
Formacionet zyrtare:
Drenica:
Prishtina: Nika, Belica, Mici, Bytyqi, Useini, Gashi, Krasniqi, Hoti, Uka, Santos, Pefqeli.
Përballja tjetër zhvillohet në Mitrovicë. Trepça ’89 është nikoqir i Dukagjinit në stadiumin “Riza Lushta”.
Dy ekipet kanë nevojë të madhe për tri pikë, andaj pritet të jetë një sfidë e luftuar.
Formacionet zyrtare:
Trepça ’89: Prince, Muja, Rexhaj, Ameworlorna, Dushi, Sahiti, Nimani, Rrahmani, Sekiraqa, Gashi, Mba
Dukagjini: Muhaxhiri, Syla, Shala, Dallku, Hugo, Elezaj, Zabërgja, Morina, Ahmeti, Zulfiu, John
Dy ballafaqimet do të zhvillohen me fillim nga ora 15:00./Demokracia.com/