Për nder të përvjetorit të rënies së heroit Ilir Lushtaku, klubi i Drenicës ka organizuar turne me në futboll të madh për veteran.
Turneu në fjalë do të mbahet më 26 mars në Skënderaj, shkruan Demokracia.com.
Klubi i Drenicës dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Skënderajt janë organizatorë, derisa FFK-ja është sponzorizuese.
Në këtë turne do të marrin pjesë Kosova (veteranët), Kosova Cyrih Zvicër (veteranët), Bashkimi Kumanovë (veteranët) dhe veteranët e Drenicës./Demokracia.com/