Drenicës i ka takuar fitorja në ndeshjen miqësore kundër Kombëtares U21 të Kosovës.
“Kuqezinjtë” kanë fituar minimalisht 1-0 takimin kontrollues ndaj “shpresave” të Kosovës në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, shkruan Demokracia.com.
Golin e vetëm për drenicasit e ka realizuar Erdin Dushi në minutën e 3-të.
Kjo përballje për të përzgjedhurit e trajnerit, Michael Nees është në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian kundër Shqipërisë U21. /Demokracia.com