Sport
Drenica ende pa plan për fazën përgatitore, kapiteni shpreson në organizim të shpejt të klubit
Demokracia
21:21 | 26 Qershor 2022

Share:

Drenica ende nuk ka nisur të mendojë për edicionin e ri futbollistik në Superligën e Kosovës në futboll.

“Kuqezinjtë” nga Skënderaj ende nuk kanë filluar të mobilizohen për edicionin e ri në elitë, anise disa nga ekipet tjera tanimë kanë mbyllur edhe merkaton si dhe fazën përgatitore e kanë nisur prej kohësh.

Demokracia.com nga burime brenda klubit drenicas ka mësuar se Drenica ende nuk ka një datë kur nisin stërvitjet për sezonin e ri.

Lidhur me këtë problem që ka mësuar portali, Demokracia.com ka kontaktuar me kapitenin e ekipit, Shkelzen Lushtakun.

Mbrojtësi me shumë përvojë i ka thënë portalit se shpreson që klubi të organizohet shumë shpejt teksa pohoi se ai aktualisht është pa kontratë.

Unë jam pa kontratë momentalisht. Nuk ka ndonjë lëvizje deri më tani. Unë shpresoj që shumë shpejt komuna do të organizojë klubin për edicionin e ri. Presim që klubi të na lajmrojë diçka”, tha për Demokracia.com kapiteni i Drenicës, Shkelzen Lushtaku.

Drenica e udhëhequr nga kryetrajneri Tahir Lushtaku edicionin e kaluar e mbylli në pozitën e gjashtë me 50 pikë, duke siguruar mbijetesën tek në xhiron e fundit./Demokracia.com/

Të ngjashme