Sport
Drenica eliminohet herët nga Kupa e Kosovës, Flamurtari triumfon falë penalltive
Demokracia
14:57 | 17 Nëntor 2022

Share:

Flamurtari e ka shkaktuar befasinë e rrethit të 1/16-tës së finales në Kupën e Kosovës duke e eliminuar Drenicën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Rezultati pas 90 minutave ishte 2:2, kurse shifrat e njëjta mbeten edhe pas vazhdimeve, me ndeshjen që u vendos nga penalltitë.

Në penallti, skuadra e drejtuar nga Visoka ishte më e suksesshme, duke triumfuar me rezultat 7:8./Demokracia.com/

Të ngjashme