Kanë përfunduar pjesët e para në përballjet që po zhvillohen në Gjilan e Skenderaj në kuadër të javës së 22-të kampionale.
Drenica ka shkuar në pushim me epërsi minimale 1:0 ndaj Dritës në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, raporton Demokracia.com.
Fatlum Gashi “vulosi” epilogun e 45 minutave të para me gol të bukur nga larg zonës në minutën e shtatë të takimit.
Kjo sfidë nisi me 10 minuta vonesë për shkak të borës e cila e kishte mbuluar fushën e lojës.
Në takimin tjetër mes Gjilanit dhe Ulpianës rezultati është ai i minutës së parë 0-0.
“Kuqebardhët” dominuan fraksionin e parë ndaj lipjanasve, por pa arritur ta dërgojnë topin brenda kuadratit të portës. /Demokracia.com/