Lajme
Drenasi të hënën pa ujë deri në 10 orë
Demokracia
10:06 | 28 Shkurt 2021

Share:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka njoftuar se komuna e Drenasit nuk do të ketë furnizim me ujë të pijshëm nesër 10 orë.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, si shkak i punimeve të serishme teknike nga Ndërmarrja Hidroekonomike  “Ibër Lepenc ” në Bivolak, gjatë ditës së nesërme më 1 mars nuk do të ketë ujë të pijshëm nga ora 10:00 deri në 20:00, në Drenas, shkruan Dmeokracia.com.

“Si shkak i punimeve të serishme teknike nga Ndërmarrja Hidroekonomike  “Ibër Lepenc ” në Bivolak, gjatë ditës së nesërme, 1 mars , e hënë,  do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e qytetit të  Drenasit me rrethinë. Ndërprerja e ujit nesër do të bëhet nga ora 10:00 – 20:00”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Njoftimi i KRU “Prishtina”, pa ndërhyrje:

Prishtinë, 28 shkurt – Të nderuar konsumatorë të komunës së Drenasit,

Si shkak i punimeve të sërishme teknike nga Ndërmarrja Hidroekonomike  “Ibër Lepenc ” në Bivolak, gjatë ditës së nesërme, 1 mars , e hënë,  do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e qytetit të  Drenasit me rrethinë.

Ndërprerja e ujit nesër do të bëhet nga ora 10:00 – 20:00./Demokracia.com/

Të ngjashme