Lajme
Drenasi shkon në balotazh, numërohen të gjitha votat
Demokracia
01:12 | 18 Tetor 2021

Share:

Në komunën e Drenasit ka përfunduar procesi i numërimit të të gjitha votave. Ku sipas këtyre rezultateve në këtë komunë do të shkohet në balotazh.

Kjo pasi asnjëra nga partitë nuk arriti 51 për qind të votave.

Balotazhi do të zhvillohet mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Demokratët për Drenasin.

Kandidati i PDK-së në këtë komunë, Ramiz Lladrovci ka marrë 44.32 për qind të votave, kurse ai i DD, Driton Ajazi ka marrë 30.74 për qind të votave. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme