Lajme
Drenas: Dy vajza mbyllen në një banesë, u rrahën dhe u maltretuan nga dy meshkuj
Demokracia
10:17 | 11 Dhjetor 2022

Share:

Dy vajza kanë raportuar në Polici se derisa kanë qenë në shoqëri me dy meshkuj janë dërguar në një banesë, ku janë sulmuar fizikisht nga ta.

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se të njëjtat me pas me veture viktimat i kanë dërguar edhe në një shtëpi i kanë maltretuar dhe u kanë dëmtuar telefonin.

“PRIVIM I KUNDËRLIGJSHËM NGA LIRIA/LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Gllogoc, 09.12.2022-20:00. Dy viktimat femra kosovare, kanë raportuar se, derisa kanë qenë në shoqëri me dy meshkuj kosovar, të njëjtit i kanë dërguar në një banesë , dhe i kane mbyllur kundër dëshirës së tyre dhe i kanë sulmuar fizikisht. Të njëjtit me pas me veture viktimat i kanë dërguar edhe në një shtëpi i kanë maltretuar dhe u kanë dëmtuar telefonin”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor./Demokracia.com/

Të ngjashme