Lajme
Drejtuesit e ZRRE-së raportojnë para Komisionit për Ekonomi, mediat largohen nga mbledhja
Demokracia
10:31 | 23 Maj 2022

Share:

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), do të raportojë në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti pas situatës së krijuar nga Aktvendimi i Gjykatës së Apelit për tarifat e energjisë elektrike.

Fillimisht, anëtarët e këtij Komisioni, kanë proceduar për në Kuvend projektligjin për markën tregtare dhe të drejtat që rrjedhin nga marka tregtare.

Kryetari i Komisionit, Ferat Shala, tha se grupi punues i ka nxjerrë 57 amendamente, të cilat do t’i propozohen Kuvendit për ta votuar Projektligjin për Markën Tregtare.

“Grupi punues ka përfunduar me punën për Marka Tregtare dhe të drejtat që rrjedhin për Marka Tregtare.

Ne si grup punues kemi nxjerrë 57 amendamente dhe do të propozoja t’i votojmë amendamentet në grup dhe ligjin ta procedojmë më tutje”, tha Shala./EO/

Të ngjashme