Lajme
Drejtuesit e Shtërpcës dhe asamblistët lëshojnë sallën “në shenjë solidarizimi me serbët e veriut”
Demokracia
14:42 | 31 Maj 2023

Share:

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, drejtuesit tjerë dhe asamblistët e kanë lëshuar seancën e kuvendit komunal për herën e pestë me radhë.

Arsyeja për këtë herë është thënë të jetë për t’u solidarizuar me qytetarët serbë nga komunat veriore të vendit.

“Nga ky vend, sot, ne ndjejmë nevojën dhe obligimin për të ofruar mbështetje të plotë për njerëzit tanë në veri të Kosovës të cilët i janë ekspozuar dhunës institucionale që ka ndodhur së fundmi si pasojë e politikës së gabuar të regjimit në Prishtinë”, është shprehur Jevtiq, raporton Kosova Online

Ai ka ftuar asamblesitët që ta lëshojnë seancën si shenjë solidarizimi por edhe rezistence.

Të ngjashme